Site icon PORTALB

Grabitet një bastore në Shkup

MPB informon se plaçkitja ndodhi kur negotinasja e cila punonte në bastore, dilte nga puna dhe shkonte në shtëpi.

MPB

Bastorja në lagjen “Tale Hristov” në Shkup Veri, mbrëmë rreth orës 22:00 është grabitur nga ana e një personi të maskuar dhe të armatosur.

Grabitësi me kërcënim me pistoletë ka marrë rreth 200 mijë denarë, ndërsa nga të pranishmit në bastore ka marrë një telefon celular, pas çka ka ikur.

Merren masa për gjetjen e autorit dhe për zbardhjen e plotë të rastit.

Exit mobile version