Site icon PORTALB

Hollande bëri “bisedë të përzemërt” me Trumpin

Francois Hollande

Francoise Hollande

Presidenti i Francës, Francois Hollande, bisedoi në telefon për herë të parë me presidentin e zgjedhur të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump.

Se kush e ka iniciuar bisedën 7-8 minutëshe nuk është bërë e qartë, transmeton REL.

Qeveria e Francës tha se Hollande dhe Trump kanë zhvilluar një bisedë “të përzemërt” dhe se ata dy do të flasin prapë për luftën kundër terrorizmit, krizat në Ukrainë, Siri dhe Irak, si dhe marrëveshjen për klimën.

Ditë më parë, presidenti socialist i Francës ka thënë se zgjedhja e Trumpit “hap një periudhë të pasigurisë”.

Trump ka shkaktuar zemërim në Francë pasi ka thënë se sulmet e 13 nëntorit, 2015, në Paris kanë mundur të shmangen nëse ky vend do të kishte ligje më të buta për armë.

Exit mobile version