Site icon PORTALB

Etiopi, në kuadër të gjendjes së jashtëzakonshme arrestohen 11.607 persona

Ilustrim

Në Etiopi janë arrestuar 11.607 persona në kuadër të gjendjes së jashtëzakonshme që ishte shpallur më 8 tetor të këtij viti, raporton Anadolu Agency (AA).

Në deklaratën nga Këshilli Hetimor gjatë gjendjes së jashtëzakonshme thuhet se janë arrestuar 11.607 persona për shkak të incidenteve të dhunës në rajone të ndryshme të vendit.

Personat në fjalë hetohen për akuzat: shkaktim të terrorit, prishje të qetësisë, dëmtim të pasurisë publike, sulme ndaj forcave të sigurisë dhe bllokim të rrugëve, qëndron në deklaratë.

Ndryshe, qeveria e Etiopisë shpalli gjendje të jashtëzakonshme në tërë vendin pas rritjes së incidenteve të dhunshme dhe protestave. Për këto incidente, qeveria etiopiane fajësoi forcat e jashtme, duke akuzuar Egjiptin dhe Eritrenë.

Së fundmi qeveria etiopiane ka bërë ndryshime në kabinetin e saj ndërsa janë paralajmëruar edhe ndryshime në sistemin zgjedhor i cili ka qenë shkaktar i kundërshtimeve.

Exit mobile version