Lideri i LSDM-së Zoran Zaev paralajmëron rizgjedhje të përgjithshme të të gjithë gjyqtarëve në shtetin. Kjo, sipas tij, do të ndodhë menjëherë pas 11 dhjetorit.
Mjaft me vuajtjen e qytetarëve dhe njerëzve të ndershëm, ndërsa kriminelët dhe banditët nga qeveria dhe bashkëpunëtorët e tyre janë në liri. Edhe vetëm 30 ditë dhe do të ketë drejtësi! Do të shqyejmë krejtësisht mprehjen e gjyqësisë së papërgjegjshme me qeverinë kriminale, të korruptuar dhe të pandërgjegjshme të Nikolla Gruevskit. Asnjë gjykatës nuk do të guxojë të dënojë njerëz të pafajshëm.
Asnjë gjyqtar nuk do të guxojë për të bërë procese gjyqësore të kurdisura. As në ëndërr asnjë gjyqtar nuk do të marrë në konsideratë për të punuar për kriminelët. Për shkak se kriminelët do të jenë ku përkasin. Para fytyrës së drejtësisë. Fytyra e drejtësisë do të jetë një sistem gjyqësor krejtësisht i ri, i pavarur, i ndërgjegjshëm dhe i përgjegjshëm”, deklaroi Zaev.
Ai nënvizon se edhe tani ka individë në gjyqësinë të cilët me guxim e mbrojnë të drejtën, dhe për këtë kanë pasoja – atyre u them që të mos shqetësohen. Sakrifica e tyre sot do të jetë përparësia e tyre pas 11 dhjetorit.
Me rizgjedhjen e gjyqësisë – politikanët, pushteti ekzekutiv do të duhet të tërhiqen kthetrat e tyre nga gjyqësia! Rizgjedhja do të ndodhë sipas kritereve që në disa vende japin rezultate të dukshme.
Përveç kësaj, numëratorin do ta vendosin në Portën Triumfale për të treguar se si do të kthehet çdo qindarkë të vjedhur nga paratë e qytetarëve dhe do të jetë përmendore për të gjithë, se çdokush i cili do të shkaktojë të keqen për qytetarët, do të mbajë përgjegjësi”, tha Zaev.
“Mos kini asnjë dyshim. Po vjen koha kur të gjithë janë të barabartë para ligjit. Gjithkush e meriton drejtësinë. Ju siguroj, do të ketë kontroll mbi qeverinë dhe do të ketë drejtësi për të gjithë në Maqedoni! Do të ketë jetë për të gjithë në Republikën e Maqedonisë!”, përfundoi Zaev.