Partitë politike sot nuk janë paraqitur në ngjarjen “5 minuta para 12” ku duheshte të nënshkruajnë Kodin për prevenimin e dhunës gjatë zgjedhjeve parlamentare 2016, pjesë kjo e projektit “Prevenim gjatë zgjedhjeve 2016”, transmeton Portalb.
Siç informon bartësi i projektit, Nelko Nelkovski, nga partitë e kanë lajmëruar se sot nuk do të mund ta nënshkruajnë kodin, sepse kanë shumë obligime më paraqitjen e listave për deputet.
“Na lutën që t’ua dërgojmë Kodin për ta nënshkruajnë dhe të na kthejnë. Arsyetimi i tyre ishte se sot është dita e fundit për paraqitjen e listave për deputetë dhe nuk kanë kohë për ta nënshkruar”, tha Nelkovski.
Kodi përmban pesë principe: paqe, pa dhunë, komunikim, bashkëpunim dhe veprim pozitiv.