Ka një muaj të tërë që koalicioni që udhëheq komunën është në tension për shkak të pakënaqësive të mëdha që ka RDK-ja ka ndaj kryetarit të Komunës së Kumanovës dhe LSDM-së e cila nuk respekton memorandumin e nënshkruar gjatë lidhjes së koalicionit në fjalë.
Si rezultat i kësaj, në seancën e djeshme, këshilltari i RDK-së Zenun Ismaili, votoi kundër dhe me këtë nuk u miratua realizimi i raportit të kartelit të katërt buxhetor për vitin 2013. Menjëherë pas një koordinimi të shpejtë është arritur “marrëveshje” mes LSDM-së dhe BDI-së me VMRO-në dhe në pikat e tjera të rendit të ditës, këshilltarët e VMRO-së, kanë votuar pro propozimeve të LSDM-së dhe BDI-së duke mundësuar miratimin e tyre.
Vlen të përmendet se VMRO deri më tani asnjëherë nuk ka votuar pro asnjërës nga pikat e tilla të diskutuara në Këshillin e Komunës së Kumanovës, që donë të thotë se gjithnjë ka votuar kundër madje ka pasur seanca me debate shumë të ashpra kundër LSDM-së.
RDK dega në Kumanovë do të vazhdojë në rrugën e saj e vendosur drejt qëllimit të arritjes së realizimit të projekteve kapitale në lagjet e banuara me shqiptarë dhe në përfaqësimin adekuat të shqiptarëve në të gjitha instancat si në kulturë, arsim, sport dhe lëmi tjera. Në të kundërtën, siç edhe për mediumet paralajmëroi këshilltari i saj do të vazhdojë edhe më tutje të votojë kundër, me çka do të vihet në pikëpyetje funksionimi normal i Këshillit të Komunës së Kumanovës.