Site icon PORTALB

Partia Përparimtare Serbe bashkë me LSDM-në do të garojë në zgjedhjet e dhjetorit

Dragisha Miletiq

Dragisha Miletiq

Pala Përparimtare Serbe e Maqedonisë (PPSM) informon se ka lidhur koalicion me LSDM-në për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të parapara që të mbahen më 11 dhjetor të këtij viti. Partia serbe nëpërmjet kumtesës njofton se ajo e lëshon koalicionin me partinë e Stevçe Jakimovskit “GROM” pasi që sipas tyre, ajo nuk i ka respektuar, njofton Portalb.

“Me këtë marrëveshje, e përmirësojmë vendimin e vitit 2013 i cili është sjellë gjithashtu për mosrespektim nga ana e ish kryetarit të atëhershëm. E vërteta është një, pushteti do të bie nëse jemi të gjithë bashkë”, informojnë nga partia.

Rikujtojmë se në gusht të vitit 2015, lideri i partisë Serbe në Maqedoni, Dragisha Miletiq, në atë kohë ishte në koalicion me partinë në pushtet VMRO-DPMNE nëpërmjet bashkëpunimit me partinë GROM të Stevço Jakimovskin, u punësua në ELEM si koordinator i projekteve dhe marketing.

Exit mobile version