Site icon PORTALB

“Etnos”: SHBA kthehet ndaj Turqisë

“Kthimi i SHBA-së ndaj Turqisë, ekipi i Trampit dëshiron ndryshim të statusit kuo” është titulli i tekstit të publikuar në gazetën greke “Etnos”.

Gazeta thekson se zëvendëskryetari i ri amerikan Majk Pens deklaroi se Ankaraja është aleati më i rëndësishëm i SHBA-së në rajon dhe paralajmëroi ripërtëritje të lidhjeve me Turqinë.

“Duhet ta shikojmë botën nëpër prizmin e Turqisë dhe ta adaptojmë politikën e jashtme, kështu që Turqia do të jetë prioritet”, deklaroi këshilltari për çështje sigurie i Trampit, Majk Flin, i cili është një nga favoritët për sekretar të ri të mbrojtjes.

Deklaratat e tilla implikojnë se do të rehabilitohen marrëdhëniet e SHBA-së dhe Turqisë, komenton gazeta.

“Indikacionet për afrim të sërishëm vijnë nga të dyja palët, ndërsa simpatitë janë të përbashkët midis Donald Trampit dhe Rexhep Taip Erdoganit. Mbetet të shihet se do të reflektohet afrimi i sërishëm amerikano-turk, afrimin e marrëdhënieve greko-turke”, thekson “Etnos”.

Exit mobile version