Site icon PORTALB

Nëse u është shkelur e drejta e votës, paraqituni në këtë linjë falas

Linja falas "Ne vendosim"

Aksioni qytetar “Ne vendosim” inkurajon qytetarët që të denoncojnë të gjitha parregullsitë e mundshme, që hasin në listën zgjedhore, në linjën falas: 0800 88 888. Aksioni qytetar ju ofron ndihmë juridike: këshilla ose veprime juridike falas, njofton Portalb.mk.

“Inkurajojmë të gjithë qytetarët, të cilëve u është shkelur e drejta zgjedhore ose dinë për ndonjë shkelje të Kodit zgjedhor të na lajmërohen, që t’u ofrojmë ndihmën e nevojshme juridike”-tha nga aksioni qytetar “Ne vendosim”, Kastriot Memeti.

Linja  falas është në dispozicion të qytetarëve që nga dita e nënshkrimit të zgjedhjeve dhe deri tani ka pranuar dhjetëra denoncime. Megjithatë, sipas Memetit, numri i qytetarëve shqiptarë të paraqitur është shumë i vogël. Andaj ai inkurajon qytetarët shqiptarë të kontribuojnë në pastrimin e listës zgjedhore, pasi kështu do të kontribuojnë në realizimin e zgjedhjeve fer dhe demokratike./Portalb.mk

Kontakt:
0800 88 888
sos@nieodlucuvame.mk

LEXO: “Ne vendosim” me apel të fuqishëm për KSHZ-në, partitë politike dhe qytetarët

Exit mobile version