Në Bosnje e Hercegovinë, po vazhdojnë për të tetën ditë me radhë protestat anti-qeveritare.
Disa qindra demonstrues kanë bllokuar komunikacionin në qendër të Sarajevës, ku janë mbledhur për të kërkuar dorëheqjen e qeverisë të entitetit myslimano-kroat.
Demonstruesit thonë se mosveprimi i qeverisë dhe korrupsioni janë duke sakatosur ekonominë e shtetit.