VMRO dhe BDI me retorikë të përbashkët kundër ‘armikut të jashtëm’

Liderët e dy partive në pushtet, VMRO-DPMNE dhe BDI, Nikolla Gruevski dhe Ali Ahmeti, po udhëheqin një strategji të ngjashme gjatë kësaj fushate parazgjedhore. Të dy janë duke akuzuar “qendrat e huaja” për shkaktimin e krizës politike në vend. Analistët thonë që kjo behet me qëllim të mbjelljes së frikës te qytetarët si dhe të ikjes nga përgjegjësia. Në mungesë të politikave zhvillimore, theksojnë ata, këto dy parti përpos nacionalizmit dhe populizmit që disa vite me radhë e përdorin, tani kanë gjetur një “armik” të ri të përbashkët pa adresë të saktë, ideal për ta akuzuar, shkruan Portalb.mk.

Tekstin në gjuhën maqedonase mund ta lexoni këtu.

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) Ali Ahmeti gjatë fjalimit të tij ka përdorur termin “forca regresive dhe egoiste” duke hedhur kështu përgjegjësinë në “qendra të panjohura që nuk ia duan të mirën Maqedonisë” për të arsyetuar krizën më të thellë politike të Maqedonisë, Me këtë retorikë, sipas analizës së ekspertëve, kreu i BDI-së, Ahmeti po i ngjason partnerit të tij të koalicionit, Nikolla Gruevskit nga VMRO-DPMNE, i cili pas publikimit të a.q bombave të opozitës nga Zoran Zaevi, i akuzoi “shërbimet e huaja sekrete” për tentim të destabilizim të Maqedonisë.

Xhelal Neziri është i mendimit se retorika e tillë është një mënyrë më e lehtë për t’i ikur përgjegjësisë dhe njëkohësisht për ta amnistuar veten nga të gjitha aferat që u zbuluan nga opozita.

“Është një fjalor që përdoret nga lideri i VMRO-DPMNE-së Nikolla Gruevski që nga fillimi i krizës në Maqedoni. Është një akuzë e çuditshme si nga ana e Gruevskit, së fundmi edhe nga Ahmeti, që për krizën të akuzohen të huajt. Është një mënyrë më e lehtë për t’i ikur përgjegjësisë dhe njëkohësisht për ta amnistuar veten nga të gjitha aferat që u zbuluan nga opozita. Sidoqoftë, pasi integrimi në BE dhe NATO është një nga pikat e programit zgjedhor të BDI-së, Ahmeti me siguri ka aluduar në vendet që nuk janë pjesë e këtyre organizatave”, deklaroi për Portalb.mk Xhelal Neziri.

Nikolla Gruevski, lideri i VMRO-së që në paraqitjet e para adresoi në mënyrë precize “fajtorin”.
Ai nuk i ndahet fjalëve të njëjta edhe në këtë fushatë parazgjedhore.

“Sipas informacioneve të deritanishme që i kam nga MPB pas përgjimeve qëndrojnë “shërbime të huaja sekrete” bashkëpunëtor i parë i të cilëve është Zoran Verushevski, i cili ka krijuar rrjet agjenture në Maqedoni” (31 janar 2015).
Të njëjtën e rikujton edhe pas një viti; Kaluam një vit në të cilin dikush duke përdorur LSDM-në deshi ta rrëzon VMRO-DPMNE-në, ta destabilizon Maqedoninë. Gjithçka ishte e përgatitur, por siç e dimë nuk ekziston përsosmëri në krim”, (24 janar 2016).

Ai nuk u ndal vetëm aty, por sërish ri-konfimroi qëndrimin e e tij në një fjalim publik me datë 11 nëntor 2016.

“Kam qenë cak i sulmeve dhe ofendimeve personale të orkestruara nga një grupe e njerëzve të ndihmuar nga struktura të ndryshme të huaja që kanë interesat e vet në këtë situatë.” tha Gruevski. Ai madje me 6 nëntor 2016 tha se koha do të dëshmojë që ai ka pasur të drejtë për atë çfarë ka thënë për krizën në Maqedoni, duke aluduar në fjalimet e tija më të hershme kur ka gjetur fajtorin e krizës.

Ndërkaq, kreu i BDI-së Ali Ahmeti nuk është preciz në adresimin e fajtorit. Ahmeti përmend forca regresive, pa precizuar se kush janë ata. 

“Kemi mundur të bëjmë shumë më mirë nëse nuk përballeshim me një krizë, mund edhe e planifikuar edhe e parashikuar nga qendra që nuk duan që ky vend të ecë përpara që nuk duan që ky vend ta zë vendin e merituar në rajon dhe Evropë por edhe në botë. Ka forca egoiste dhe regresiste që u intereson stagnimi dhe frenimi i zhvillimit të mëtejmë”, deklaroi Ali Ahmeti, kryetar i BDI-së. (06.11.2016)

Analisti Bojan Mariçiq, nga Qendra për Studime Evropiane, vlerëson se ky është vazhdim i bashkëpunimit të VMRO-DPMNE-së dhe BDI-së.

“Është për keqardhje, parti politike si BDI-ja të proklamojë teori konspiracioni, derisa promovohet se lufton për BE dhe NATO”, theksoi për Portalb.mk Mariçiq.

Sipas tij, frika nga Prokuroria Speciale Publike i bashkon këto parti.

Analistët janë të mendimit se populli tanimë i ka demaskuar të njëjtit dhe kjo retorikë e tyre do të refuzohet nga qytetarët.

Kjo storje është realizuar me anë të bashkëpunimit ndërmjet NOVA TV dhe Portalb.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button