Site icon PORTALB

Ali Ahmeti: Disa politikanë premtojnë parajsë, por vetëm me fjalë

ali-ahmeti

Ali Ahmeti

“Disa  politikanë premtojnë parajsë, por vetëm me fjalë. Kinse këto forca do t’i çliruakan shqiptarët nga ‘kthetrat’ dhe ‘robëria’ e  BDI-së”, kështu u shpreh kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Z.Ali Ahmeti, në një takim me qytetarë në komunën e Bogovinës.

Ahmeti ka kujtuar oponentët, spo siç tha, që duan  t’i çlirojnë shqiptarët nga BDI-ja, disa të arritura të BDI-së, si hapja e universiteteve shqiptare që më parë kanë qenë ëndërr, rritja e numrit të studentëve shqiptarë në 20 mijë, punësimi i mbi 4 mijë ushtarëve e policëve shqiptarë, fakte këto që flasin për implementimin e Marrëveshjes së Ohrit.

Ali Ahmeti foli edhe për momentin aktual politik duke theksuar se Marrëveshja e Shkupit duhet të respektohet patjetër nga palët nënshkruese, sepse ajo do t’i stabilizojë institucionet shtetërore, të cilat me krizën politike u sollën buzë kollapsit.

Ndërsa sa u përket zgjedhjeve dhe pjesëmarrjes së shumë subjekteve, Ali Ahmeti tha se lëvizjet e reja i dobësojnë shqiptarët .”Duhet të jemi të kujdesshëm se ‘arusha e bardhë’ nuk rri rehat. Përcaktimi i shqiptarëve është Perëndimi e jo Lindja, pasi shqiptarët duan të jetojnë të lirë dhe pa kufi”, nënvizoi z. Ahmeti, duke shtuar se BDI-ja punon për rritjen e cilësisë së jetës së shqiptarëve në të gjitha fushat.

“Shqiptaret nuk duhet të bien pre e fjalëve e boshe. Pushka ka hije në luftë, e fjala në kuvend”, tha midis tjerash lideri i BDI-së, Ali Ahmeti.

Exit mobile version