Site icon PORTALB

Merkel i ofron bashkëpunim të ngushtë Trumpit

Angela Merkel

Angela Merkel

Kancelarja gjermane Angela Merkel i ka ofruar “bashkëpunim të ngushtë” Donald Trumpit, presidentit të sapozgjedhur të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) në bazë të vlerave të përbashkëta transatlantike, për të cilën thekson të përfshihen respektimi i dinjitetit njerëzor, pa marrë parasysh prejardhjen, gjinisë apo fesë, raporton Anadolu Agecy (AA).

Merkel të mërkurën u tha medave gjermane se fushata e cila përfundoi me fitore të Trumpit në rolin kryesor “kishte konfrontimin me të cilën vështirë mund të përballej”.

Ajo theksoi se historia e afërt gjermane lidhet me SHBA-të.

“Gjermania dhe Amerika lidhen me vlerat, siç janë: demokracia, liria, respektimi i ligjit dhe dinjiteti i qenies njerëzore, pavarësisht nga prejardhja, ngjyra e lëkurës, religjioni, gjinia, orientimi seksual apo qëndrimet politike”, tha Merkel dhe shtoi se “në bazë të këtyre vlerave, ofroj bashkëpunim të ngushtë presidentit të ardhshëm amerikan Donald Trump”.

Ajo theksoi se partneriteti me SHBA-të është “gurthemel i politikës së jashtme gjermane”.

Exit mobile version