Site icon PORTALB

Shilegov: Po i bëhet obstruksion procesit zgjedhor

Petre Shilegov

Petre Shilegov

Zëdhënësi i LSDM-së, Petre Shilegov në konferencë për shtyp akuzoi se po i bëhet obstruksion procesit zgjedhor.

Ai informoi se kandidatët për listat e LSDM-së dje parashtruan kërkesë për dhënien e vërtetimit që  nuk janë të dënuar nga Gjykata themelore Shkup 1 dhe se u është caktuar marrja e vërtetimeve më 15 nëntor të këtij viti, ndërkaq afati për parashtrim të listave të kandidatëve është deri më 11 nëntor të këtij viti.

Shilegov theksoi se këto vërtetime, sipas përvojës nga zgjedhjet paraprake, jepen në ditën e njejtë të parashtrimit.

LSDM konsideron se sjellja e këtillë është keqpërdorim i pozitës zyrtare dhe çon drejt rrënimit të procesit zgjedhor.

Siç informoi, partia i njoftoi Komisionin Shtetëror Zgjedhor dhe kryetarin e Gjykatës supreme të Repuzblikës së Maqedonisë, ndërsa me letër iu drejtua kryetarit të Gjykatës themelore Shkup 1 në Shkup.

Exit mobile version