Site icon PORTALB

Për çdo muaj rritet numri i llogarive bankare të bllokuara

Për çdo muaj rritet numri i llogarive të bllokuara

Për çdo muaj rritet numri i llogarive të bllokuara

Numri i përgjithshëm i llogarive bankare të qytetarëve dhe firmave që janëq bllokuar ka aritur në 207.086, tregojnë të dhënat më të reja të publikuara nga Banka Popullore. Nga llogarit bankare të llokuara 142.607 janë të personave fizik, ndërsa të tjerat 64 479 janë xhirollogari të firmave.
Krahasuar me të dhënat e viteve të kaluara të dhënat më të reja tregojnë se numri i xhirollogarive të bllokuaar gjithnjë e më shumë po rritet. Vetëm për një vit, numri i xhirollogarive të bllokuara është rritur për 60 mijë. Vetëm gjatë muajit janar të këtij viti numri i xhirollogarive të bllokuara është rritur për 31 487.

Gjatë janarit sipas të dhënave të Bankës Popullore të Maqedonisë, numri i përgjithshëm i llogarive të bllokuara ka qenë 94 969 dhe krahasuar me muajn dhjetor numri është rritur për 13 mijë. Gjatë këtij muaji janë bllokuar 53 440 firma dhe 41 529 llogari bankare të qytetarëve.

Exit mobile version