Junker: Erdogan do të jetë përgjegjës nëse nuk ka lehtësim të regjimit të vizave për turqit

Kryetari i Komisionit Evropian, Zhan-Klod Junker e paralajmëroi presidentin turk Rexhep Taip Erdogan se personalisht ai do të jetë përgjegjës, në qoftë se Ankaraja nuk i përmbush kriteret për vendosje të regjimit pa viza për qytetarët turq.

Propozimi i BE-së për liberalizim të regjimit të vizave ishte pjesë e marrëveshjes së nënshkruar në mars të këtij viti, me të cilën Turqia u zotua që ta pengojë fluksin e emigrantëve drejt BE-së përmes Greqisë.

Gjatë qëndrimit në qytetin belg Brizh, Junker deklaroi se nuk do të ketë lehtësim të regjimit të vizave, në qoftë se Turqia nuk i përmbush kriteret e vendosura, të cilët përfshijnë edhe ndryshim të ligjeve për antiterrorizëm.

“Gjithçka që autoritetet turke bëjnë sot, më nxit të mendoj se në linjë përfundimtare Turqia nuk dëshiron t’i respektojë standardet evropiane”, theksoi Junker.

“Neve na nevojitet Turqia…, por nuk mund të heqim dorë nga parimet tona kryesore”, theksoi njeriu i parëi Eurokomisionit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button