Site icon PORTALB

Kosova anëtarësohet në Konventë të Hagës

Konventa e Hangës

Nga data 2 deri më 4 nëntor 2016, është mbajtur takimi i katërt i Komisionit Special mbi operimin praktik të Konventës së Hagës mbi heqjen e Kërkesës për Legalizimin e Dokumenteve të Huaja Publike (Konventa e Apostiles), si dhe pjesëmarrja në Forumin e 10-të Ndërkombëtar për e-APP.

Ky takim kishte një rëndësie të veçantë, pasi është hera e parë që Republika e Kosovës anëtarësohet në Konventën e Hagës dhe gjithashtu është hera e parë që zyrtarisht merr pjesë në një takim të tillë.

Nga Ministria e Punëve të Brendshme, kanë marrë pjesë: Lulzim Ejupi, Drejtor i Përgjithshëm i ARC-së, Blerim Camaj, Drejtor i Drejtoratit të Gjendjes Civile në ARC dhe Kreshnik Kaçiu, Inspektor në ARC.

Diskutimet kryesore kishin të bënin me përvojat e disa shteteve anëtare të cilat kanë filluar të praktikojnë apostilen elektronike.

Në mes tjerash, nga shtetet të cilat e praktikojnë këtë metodë, u shpalosen përparësitë dhe të metat e saj, ashtu sikurse që iu bë thirrje shteteve tjera që të fillojnë të mendojnë për kalimin nga apostilja e rëndomtë, pra në formë të letrës, në apostilen elektronike.

Exit mobile version