Site icon PORTALB

Zbulohet varrezë masive në afërsi të Mosulit

Mosul

Armata irakiane kumtoi se ka zbuluar një varrezë masive në qytetin Hamam al Alil, në të cilin kanë qenë 100 trupa pa kokë.

Hamam al Alil, në jug nga Mosuli, u çlirua nga Shteti Islamik të shtunën. Varreza masive është zbuluar në Fakultetin e Bujqësisë. Numri më i madh i trupave janë në fazën e dekompozimit, me ç’rast tani për tani nuk mund të përcaktohet nëse të vrarët janë ushtarë apo civilë por armata irakiane pohon se janë civilë.

Varreza masive nesër do të hetohet nga ekipi i mjekësisë ligjore nga Bagdadi.

Kombet e Bashkuara para dy javëve paralajmëruan se SHI-ja ka vrarë dhjetëra civilë nga fillimi i operacionit ushtarak të armatës irakiane për çlrimin e Mosulit, që filloi nga mesi i tetorit.

Exit mobile version