Site icon PORTALB

Tërmet me fuqi prej 5,6 ballësh e goditi Indonezinë

Ilustrim

Tërmet me intensitet prej 5,6 ballësh sipas shkallës së Riterit është regjistruar në Oqeanin Indian, afër bregut të Indonezisë, njoftoi Shërbimi gjeologjik amerikan.

Sipas të dhënave të tyre, epiqendra e tërmetit është regjistruar 127 kilometra në jugperëndim drejt provincës Java Perëndimore, në thellësi prej 10 kilometrash.

Siç transmeton TASS, nuk ka të dhëna për të lënduar ose dëme të shkaktuara materiale.

Exit mobile version