Site icon PORTALB

Austria kërkon nga shtetet e EQL-së që të përgatitet për dështimin e marrëveshjes BE-Turqi

Turqi

Flamuri turk

Austria kërkon nga vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore që të koordinojnë aktivitetet e policisë dhe armatës në rast të dështimit të marrëveshjes BE-Turqi për emigrantët, deklaroi sot ministri austriak i Mbrojtjes Hans Peter Doskocil.

“Pasi që marrëveshja midis BE-së dhe Turqisë u bë sa vjen dhe më e brishtë, ndërsa u paraqitën edhe të çarat e para, atëherë ne duhet që të jemi të sigurt se jami të gatshëm që të veprojmë”, theksoi Doskocil pas takimit me kolegët nga Evropa Qendrore dhe Lindore.

Ai theksoi se planifikon që të realizojë edhe një takim të tillë, në të cilin do të marrin pjesë edhe ministrat e Punëve të Brendshme, që të jetë një plan përbërës për veprim.

Turqia e rrezikn BE-në se do ta anulojë marrëveshjen për refugjatët deri në fund të vitit, nëse nuk plotësohet kërkesa për liberalizimin e vizave për qytetarët e Turqisë.

Exit mobile version