Site icon PORTALB

Bebe Rexha, “mbretëresha” e MTV EMA 2016, ja se ç’ndodhi gjatë eventit (VIDEO)

Bebe Rexha

Elegante dhe me besim në vetvete, e nominuar në dy kategori për çmime si dhe prezantuese e një prej eventeve më të mëdha muzikore, Bebe Rexha shkëlqeu mbrëmjen e djeshme në “MTV EMA 2016”, transmeton bordo.al.

Spektakli u zhvillua në Rotterdam të Holandës dhe zgjati për më shumë se dy orë.

Bukuroshja shqiptare përveç prezantimit performoi këngën “I Got You” si dhe “In the Name of Love”, një bashkëpunim i saj me DJ Martin Garrix.

Një “purpule rain” çmimesh në MTV EMA 2016 në nder të yllit amerikan Prince, i cili ndërroi jetë këtë vit. Çmimet u veshën në vjollcë pikërisht për ta kujtuar atij nëpërmjet hitit më të njohur të tij “Purpule Rain”.

Edhe këngëtarja shqiptare bëri për Prince Homazhin e saj duke e kujtuar me këto fjalë: “Prince ishte një gjeni. Ai theu barriera nëpërmjet muzikës dhe video-ve të tij. Do të na mungojë gjithmonë”.

Ndërkohë që të nominuar për çmimin “Best Push Artist” ishin edhe dy yjet e muzikës Bebe dhe Dua Lipa, duke bërë që Shqipëria me Kosovën “të shkonin” në një farë mënyre në MTV Ema 2016, edhe pse çmimi nuk shkoi për asnjërën prej tyre.

Bebe Rexha gjatë performancës

Për çmimin “Best New Artist”, Bebe “u mund” nga këngëtarja Zara Larsson, edhe pse mund të thuhet me bindje se këngëtarja dibrane Bebe Rexha ishte fituesja morale e këtij eventi.

Dy statuja shkuan për Justin Bieber. Ndërsa për “Best Female” në vend të Beyonce preferuan Lady Gagën. Për “bad boy” kanadez shkoi çmimi për këngën më të mirë (Sorry) dhe “Biggest Fans”, ndërsa djaloshi Shawn Mendes fitoi çmimin “Best Male” për këtë vit.

Ashtu siç ndodh shpesh shumë prej fituesve, ndoshta ata më të shumëpriturit prej fansave si Gaga, Bieber dhe Coldplay nuk ishin prezent. Në vendin e tyre, pati disa video-mesazhe të shkurtra ku shprehnin mirënjohjen e tyre për çmimin e fituar dhe asgjë më tepër.

Exit mobile version