Site icon PORTALB

Meta rizgjidhet në krye të LSI; fiton me 76% të votave ndaj Spahiut dhe Rrokaj

Ilir Meta

Askush nuk kishte dyshim se Ilir Meta do të rizgjidhej në krye të Lëvizjes Socialiste për Integrim. Pyetja ishte se çfarë mbështetjeje do të kishte tek anëtarësia e LSI-së platforma e dy kandidatëve rivalë, të cilët kërkojnë që LSI të jetë forca që do të përcaktojë kryeministrin, nëse ajo do të hyjë në koalicion me partitë e mëdha, transmeton Top Channel.

“Morën pjesë në votimin 42.370 anëtarë të regjistruar në listat e votimit, ose 84.29% e tyre. Në kutitë e votimit u gjendën 42.370 fletë votimi, nga të cilat 41.862 u vlerësuan të vlefshme dhe 508 të pavlefshme. Shpërndarja e votave të vlefshme rezulton si më poshtë: kandidati Ilir Rexhep Meta ka marrë 31815 vota, ose 76% të tyre; kandidati Përparim Islam Spahiu ka marrë 5065 vota, ose 12.1% të tyre; kandidati Shezai Feta Rrokaj ka marrë 4.982 vota, ose 11.9% të tyre. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, bazuar në rezultatet e mësipërme vendosi të shpallë fitues të garës për kryetar të LSI-së zotin Ilir Meta”, deklaroi zëdhënësja Ornela Zonja në një komunikim me mediat.

Ilir Meta paralajmëroi të dielën se nuk do të marrë asnjë vendim pa zgjdhjen e strukturave të LSI-së, një proces që do të zgjasë deri nga fundi i dhjetorit.

Por më e rëndësishmja, pjesë e fushatës së Ilir Metës ka qenë premtimi për vendimmarrje më kolegjiale, që do të thotë se 24-përqindëshi që ka votuar për Ilir Metën kryeministër nuk do të lihet pa u dëgjuar.

Exit mobile version