Site icon PORTALB

Aksion gueril në Shtip: “Kujdes, Dime Spasov në rrugë”

Fundjavën e kaluar në rrugët e frekuentuara në Shtip janë paraqitur shenja improvizuese të komunikacionit me përmbajtje “Kujdes, Dime Spasov në rrugë”. Shenjat janë pjesë e aksionit gueril, por se kush qëndron pas kësaj, nuk dihet, njofton META, transmeton Portalb.mk.

Shenjat janë të vendosura në pjesën qendrore të qytetit, përreth lumit Otinja, lumit Bregallnica dhe në parkun e lagjes 8 Nëntori.

Dy javë më parë, aksion gueril kishte në hyrje të Shtipit kishte vendosur pano me mbishkrimin “Zaev shko-nuk duam dygjuhësi!” dedikuar kreut të LSDM-së, Zoran Zaev.

 

Exit mobile version