Site icon PORTALB

Çfarë fshihet brenda urës së bukur në Bit Pazar? (FOTO)

Ura Bit Pazar

Ura Bit Pazar

Pas reklamave të bukura nga jashtë që i shohim në mbikalimin në Bit Pazar, fshihet një fotografi krejt ndryshje, madje edhe trishtuese.

Shkallë të thyera, ashensorët asnjëherë nuk kanë funksionuar, të ndanë frymën aroma e urinës, plehra gjithandej.

Kjo urë është ndërtuar që në vitin 2009, ndërsa ashensori është parashikuar për të moshuarit dhe personat me aftësi të kufizuara, por që asnjëherë nuk është lëshuar në shërbim të kategorisë në fjalë.

Nga Komuna Çair thonë se është kompetencë e investitorit edhe pse disa herë vetë përfaqësues të sektorit urbanistik komunalë kanë manipuluar me afate për lëshimin e ashensorëve.

Projekti në fjalë ka kushtuan 12 milion denarë.

Exit mobile version