Site icon PORTALB

Rrihet një tetëmbëdhjetëveçar nga Vizbegu në Bit Pazar

Një grup i të rinjve sulmojnë autobusin në Bit Pazar

Shkup

Dy minorenë nga Shkupi mbrëmë pas mesnate, e kanë sulmuar fizikisht tetëmbëdhjetëvjeçarin K.S. nga Vizbegu i Shkupit, me ç’rast i kanë shkaktuar dëme të rënda trupore.

Ministria e Punëve të Brendshme informoi se natën e 6 nëntorit në ora 01:05 minuta në polici nga ana e një qytetari është denoncuar se në rr. “Bit Pazarska” është i shtrirë një person mashkull pa ndjenja, për të cilin është konstatuar se është K.S. (18) nga f. Vizbeg, Shkup.

Me Ndihmë urgjente mjekësore është dërguar në Qendrën urgjente dhe ndodhet në KARIL, ku i janë konstatuar lëndime të rënda trupore dhe ndodhet në rrezik për jetën.

Ndërmerren masa për zbardhjen e plotë të rastit.

Exit mobile version