Site icon PORTALB

Francë, dënim me burg për shkak të Wi-Fi-së me këtë emër!

Ilustrim

Një i ri nga Franca është dënuar me tre muaj burgim për shkak se emri i rrjetit të tij të Wi-Fi-së ishte “Daesh 21”, raporton Anadolu Agency (AA).

Ndryshe, DEASH është emri i organizatës terroriste e cila vepron kryesisht në Siri dhe Irak.

Mediat franceze transmetuan se 18-vjeçari nga Dijoni u dënua me burg me kusht sepse në “opinion ka promovuar terrorizmin”.

I riu është paraqitur nga fqiu i tij nga ndërtesa pas së cilës ka nisur hetimi.

Avokati i 18-vjeçarit theksoi se ky emër nuk do të thotë promovim të terrorizmit.

Exit mobile version