Maqedoni, çdo i katërti qytetar në ka armë!

Harta të cilën para disa ditëve e publikoi gazeta prestigjioze “Telegraf” tregon se në Maqedoni dhe në disa vende fqinje, qytetarët janë të armatosur në mënyrë solide. Respektivisht një e katërta e popullsisë mbanë armë në shtëpi.
Sociologia Tanja Stojanovska Ivanova thotë se kjo është për shkak se qytetarët nuk u besojnë institucioneve shtetërore në Maqedoni dhe në rajon. Sipas saj, popullata për vetëmbrojtje më shumë ka besim në armët e tyre sesa në shërbimet e sigurisë, njofton TV21.

Pas luftërave në ish Jugosllavi dhe hapjes së depove ushtarake të Shqipërisë para dy dekadave, në rajon qarkullon sasi e madhe e armëve. Çdo e treta, gjegjësisht çdo e katërta shtëpi akoma ka në posedim ilegal të paktën nga një armë. Sipas informatave të organizatës qytetare CIVIL, në Maqedoni aktualisht nga 110 deri në 170 mijë njerëz që posedojnë armë në mënyrë të paligjshme.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button