Site icon PORTALB

Ushtria irakiane merr nën kontroll 12 fshatra nga ISIS-i në Mosul

Mosul

Ushtria irakiane ka marrë nën kontroll 12 fshatra në jug dhe perëndim të Mosulit nga organizata terroriste ISIS, raporton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë me shkrim nga komanda e operacioneve të koordinuara, thuhet se forcat e sigurisë kanë marrë kontrollin e 12 fshatrave në jug dhe perëndim të qytetit të Mosulit.

Nga ana tjetër Xhebbar Hasan, një zyrtar i ushtrisë irakiane, ka thënë për AA se forcat militare Hashdi Shabi kanë marrë nën kontroll disa rrugë në perëndim të Mosulit nga ISIS-i.

Hasan ka deklaruar se forcat militare të Hashi Shabi-t janë vendosur në kodrat ku mund të montirohet rruga që lidhe Mosulin me Rakkan.

Ushtria irakiane e mbështetur nga forcat e Irakut të Veriut, Peshmerge, si dhe forcat ajrore të koalicionit ndërkombëtarë kundër ISIS-it, nisën një ofensivë më 17 tetor për shpëtimin e Mosulit nga ISIS-i.

Exit mobile version