Site icon PORTALB

Ja shqiptarët në listat e deputetëve të LSDM (FOTO)

Selia e LSDM-së

Selia e LSDM-së

(E plotësuar)
Muhamed Zekiri, Gjylimsere Kasapi, Selma Jashari, Agim Murtezani dhe Tahir Zenuni janë pesë shqiptarët që do të garojnë për deputetë në listat e LSDM-së në zgjedhjet e 11 dhjetorit.

Në njësinë zgjedhore 1 ka dy vende për Revolucionin laraman. Pavle Bogoevski është në pozitën e 5 në listën e kandidatëve, në pozitën e 9 është Ivana Tyfekxhiu nga parlamenti studentor, transmeton Portalb.

Në listë vend kanë edhe Renata Deskovska, Damjan Mançevski dhe Stefan Bogoev. Nga koalicioni vende kanë zënë edhe Liljana Popovska dhe Erdogan Saraç.

Në njësinë e dytë Oliver Spasovskin e pasojnë Frosina Remenski, Muhamed Zeqiri, Ferid Muhiq …

Në njësinë e tretë, pas bartësit Nikollovski në rend vijnë Bllagoja Boçvarov dhe Jagoda Shahpaska.

Në njësinë e katër pas Zaev janë Hari Llokvenec dhe Katerina Kuzmanovska.

Pas Sheqerinskës në njësinë e 5 vijon Kiracovski.

Gjylymsere Kasapi nga Koalicioni me qytetarët është e dyta pas Petre Shilegov në njësinë e 6./Portalb

………………………………………………………………………………………………………………………………………………….

Stevo Pendarovski në njësinë zgjedhore numër 1, Oliver Spasov në 2-sh, te 3-shi Lupço Nikollovski, lideri i partisë së LSDM-së Zoran Zaev te njësia 4, te e 5-ta Radmilla Sheqerinska dhe në njësinë 6 Petre Shilegov, janë këto emrat e kandidatëve bartës për deputet nga LSDM në Maqedoni, transmeton Portalb.mk.

Këto emra do të publikohen sot në Kongresin e 21-të të LSDM, i cili fillon në ora 14 në hotelin Aleksandar Pallas.

Exit mobile version