Site icon PORTALB

Blendi Fevziu ka një lajm të ri për t’ju dhënë

Blendi Fevziu

Blendi Fevziu

Në prag të Panairit të Librit Tirana 2016, edhe Blendi Fevziu ka rezervuar surprizën e radhës. Në postimin e fundit në Instagram, autori dhe drejtuesi i “Opinion”, ka prezantuar kopertinën e librit të tij të ri “Pushteti – magjia, makthet dhe fundi i tij”. Bashkë me kopertinën, Blendi jep edhe qëllimin e këtij libri, të cilin mund ta keni në dorë javëne ardhshme.

Për të gjithë ata që e kanë njohur dhe lakmuar pushtetin. Për të gjithë ata që e kanë pasur dhe e kanë humbur. Për të gjithë ata që e shohin nga brenda dhe nga jashtë. Pushteti, një nga joshjet më të mëdha të njerëzimit dhe gjithë drama që sjell ai. Javën e ardhshme në Panairin e Librit, botimi im më i fundit

Libri është botuar sërish nga Mapo Edition.

Exit mobile version