Site icon PORTALB

Vera e shegës… një shije krejt e re!

Vera e shegës

Përdorimet e shegës në kuzhinë janë të shumta. Por a e dinit se shega përdoret edhe për përgatitjen e verës? Shumë njerëz janë të apasionuar pas kësaj vere, sepse ka një shije fantastike. Madje, kur zbulon vlerat e panumërta të shegës dhe përmbajtjen e antioksidantëve, atëherë përgatitja e verës me këtë frut është e pashmangshme.

Vlerat shëndetësore të verës së shegës

Në 100 mililitra lëng shege gjenden16% të dozës së rekomanduar ditore të Vitaminës C për të rritur. Ky lëng është një burim i mirë i vitaminës B5, kaliumit dhe flavonoidëve natyralë. Shega i përket kategorisë së ushqimeve me sasi të lartë fibrash. Vera e shegës ka më shumë antioksidantë se vera e boronicës apo ajo e aronias.

Ndihmon të ulë rrezikun e sëmundjeve të zemrës. Ka të dhëna që mbështesin teorinë se pirja ditore e këtij lëngu ndihmon në rregullimin e qarkullimit normal të gjakut në zemër. Falë antioksidantëve, shega parandalon formimin e kolesterolit të keq dhe i mban arteriet të pastra.

Ndihmon trupin dhe strukturën e tij mbrojtëse kundër disa tumorëve, duke qenë se shega ka nivele të larta antioksidantësh që ndryshe njihen si flavonoidë.

Ndihmon në uljen e rrezikut të shfaqjes së problemeve të tilla si: ateroskleroza, osteoartriti dhe diabeti. Duke qenë se shega është shumë e pasur me antioksidantë, pirja e verës së shegës, ndihmon në shmangien e rreziqeve që vijnë nga ngushtimi i enëve të gjakut, dhe dëmeve të shkaktuara në inde dhe gjymtyrë.

Është e pasur me shumë vitamina. Shega është një burim natyral i vitaminave A, C dhe E. Ajo gjithashtu përmban acid folik.

Mund të ulë rrezikun e shfaqjes së sëmundjes së Alzheimerit tek të moshuarit.

Mundet të ulë inflamacionin dhe i bën mirë lëkurës.

Mundet të ulë simptomat e menopauzës tek femrat.

Mundet të ndihmojë rimëkëmbjen e njerëzve pas daljes nga operacioni.

Vera e shegës është 100 deri në 200 përqind më e shtrenjtë se varietetet e verës së rrushit. Një shishe Premium me verë shege (750 mililitra me 18 përqind alkol) kushton 25 Euro, ndërkohë që një shishe me verë rrushi të varitetit port kushton 8 Euro. Pavarësisht kësaj, aroma dhe shija e verës së shegës e bën atë t’ia vlejë barra qeranë!

Exit mobile version