Site icon PORTALB

Bulgaria nesër zgjedh presidentin e ri

Zgjedhjet Bullgari

Shtetasit e Bullgarisë me të drejtë vote nesër do të dalin në vendvotime për të zgjedhur presidentin e ri të shtetit, pasi ka përfunduar mandati i presidentit aktual, Rosen Plevneliev, raporton Anadolu Agencu (AA).

Në Bulgari sot ka hyrë në fuqi heshtja zgjedhore, ndërkohë që për mandatin pesëvjeçar të presidentit, në garë janë 21 kandidatë të mbështetur nga gjithsej 11 parti politike, pesë koalicione dhe 14 nisma. Bullgaria ka 6.834.278 votues të regjistruar.

Presidenti aktual Plevneliev në maj të këtij viti deklaroi se nuk do të garojë në zgjedhjet presidenciale.

Paralelisht me zgjedhjet presidenciale, qytetarët e Bullgarisë do të mund të votojnë edhe në referendumin për ndryshimet në kodin zgjedhor dhe financimin e partive politike nga ana e shtetit.

Exit mobile version