Site icon PORTALB

Familja e të ndjerit i kërkon falje Spitalit “8 Shtatori” për incidentin e krijuar mbrëmë

Spitali "8 Shtatori"

E.A. nga Shkupi i moshës 45 vjeçare është pacienti i cili mbrëmë ndëroi jetë në qendrën për urgjencë në Spitalin “8 Shtatori”, informon policia. Nga atje kanë njoftuar se po përgatiten padi përkatëse për familjarët e të ndjerit të cilët kanë shkaktuar rrëmujë në spital pas njoftimit se pacienti ka ndërruar jetë. Mbrëmë në spital kishte ardhur vëllai i të ndjerit për të kërkuar falje për incidentin e ndodhur dhe ka nënshkruar dokumente se nuk dëshiron që trupit t’i bëhet obduksion.

Incizimet e bëra nga kamerat e spitalit kanë treguar se dëmin më të madh, thyerjen e derës hyrëse në Qendërn për urgjencë e ka bërë i punësuar në NIKOB, firma që është e angazhuar për sigurimin e spitalit, ndërsa ka qenë daja i të ndjerit.

Nga policia njoftojnë se për rastin në fjalë është njoftuar edhe Prokuroria Publike dhe se pas kompletimit të rastit do të nditen padi përkatëse kundër të gjithë personave që kanë marrë pjesë në incident.

Nga spitali informojnë se Qendra për urgjencë sot punon normalisht.

Exit mobile version