Site icon PORTALB

Operacioni kundër DEASH-it, mijëra qytetarë braktisin Mosulin

Mosul

Mosul

Mijëra civilë kanë braktisur qytetin verior të Irakut, Mosulin, në vazhdën e operacionit ushtarak të forcave irakiane për çlirimin e qytetit i cili mbahet në kontroll nga DEASH-i, raporton Anadolu Agency (AA).

“Mbi 3.000 civilë janë larguar nga pjesa lidhore e qytetit të Mosulit në 24 orët e fundit”, deklaroi për AA përfaqësuesi i Gjysmëhënës së Kuqe të Irakut, Iyad Rafed.

Sipas tij, civilët e zhvendosur janë transferuar në një kamp refugjatësh 30 kilometra larg qytetit.

Fluksi i ri, ka çuar në rreth 30.000 numrin e njerëzve të cilët kanë ikur nga Mosuli që prej kurë ushtria irakiane nisi një ofensivë të gjerë muajin e kaluar për të dëbuar DEASH-in nga Mosuli.

Më herët gjatë ditës, ushtria e Irakut dhe forcat e policisë kanë nisur të hyjnë nga tre anë në rajonin Hammam el-Alil në juglindje të Mosulit që njihet edhe si “kalaja e fundit” e organizatës terroriste DEASH në jug të Mosulit.

Exit mobile version