Opozita tregon se kur do të ulej në tryezë me Hashim Thaçin

Partitë opozitare kanë deklaruar se nuk do të ulen në një tryezë të përbashkët tek presidenti, pos atëherë kur ajo do të bëhet për të shpallur datën e zgjedhjeve, transmeton Koha.net.

AAK-ja e Nisma thanë se ky është një mashtrim i radhës dhe nuk do të bëhen pjesë e lojërave përmes të cilave synohet t’i zgjatet jeta qeverisë që ata e quajnë jolegjitime.

Në një konferencë për media, shefi i deputetëve të AAK-së, Pal Lekaj, ka thënë që sa më parë të shkohet në zgjedhje, aq më mirë është për vendin.

Gati për zgjedhje është edhe Vetëvendosje. Deputetja Aida Dërguti në Interaktiv të KTV-së ka thënë se reforma e mirë bëhet në fillim të mandatit, e jo kur deputetët janë në krizë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button