Qeveria italiane sot akordoi 11 milionë euro shtesë ndihmë për personat e goditur nga tërmeti, që të dielën e lëkundi fuqishëm pjesën qendrore të vendit, transmetuan mediat amerikane.
Tërmeti shkatërrues, më i fuqishëmi në 36 vitet e fundit, e ka goditur pjesën qendrore të italisë dhe ka shkaktuar dëm të madh material.
Ndihma në para dedikohet për qytetarët, të cilët jetojnë në kapacitetet e përkohshme akomoduese, por edhe për ripërtëritje të trashëgimisë kulturore, që gjithashtu është dëmtuar.
Në këtë tërmet të fundit nuk ka pasur viktima në njerëz, por dëm të madh material.