Site icon PORTALB

Disa nga pijet magjike të cilat djegin shumë kalori!

Pijet magjike

Shpesh nuk jemi as të vetëdijshëm se sa fuqi kanë disa ushqime krejt të zakonshme, me ndihmën e të cilave digjen lehtë dhe shpejt yndyrat.

Dietat e vazhdueshme, por edhe më keq të qenit të uritur me dëshirën për të reduktuar masën trupore nuk është aspak mirë për shëndetin tuaj. Nëse me të vërtetë mendoni që keni probleme me kilogramët e tepërt integroni në shujtat tuaja këto pije të thjeshta, ushqyese dhe të shijshme të cilat do t’ju ndihmojnë të digjni shtresat e tepërta yndyrore.

Qumështi i skremuar

Përmbajtja e lart e proteinave bën që të ndihmi të kënaqur, ndërsa e hollon edhe belin. Hulumtimi i publikuar në revistën amerikane “Clinical Nutrition”, thotë që personat të cilët konsumojnë mesatarisht 300 ml qumësht më shpejt dhe më lehtë humbin në peshë, për dallim nga ata që pinë vetëm gjysmë gote qumësht.

Uji
Sipas studimit të Virginia Tech University, vetëm dy gota ujë para ushqimit do t’ju ndihmojnë që të humbni më lehtë në peshë. Pyeteni se si? Uji do t’ju ngopë mjaftueshëm, ashtu që do të mund të hani më pak ushqim. Ata që gjatë dietës kanë përdorur këtë teknikë, kanë humbur më shumë kalori dhe kilogramë se ata që nuk janë shërbyer me këtë truk.

Çaji i gjelbër 

Çaji i gjelbër
Çaji i gjelbër është arma më e mirë në luftën kundër shtresave yndyrore. Çaji është i pasur me katehine, që janë antioksidantë natyralë, ndërsa veprimi i tij i dobishëm është vërtetuar në shumë hulumtime. Ky superpërbërës i çajit të gjelbër shpejton metabolizmin, rrit djegien e kalorive dhe shkrin shtresat yndyrore.

Banane shake
Nëse jeni në dietë mos u mashtroni me pina coladat shumëkalorike. Zgjidhja e duhur dhe zëvendësimi i duhur janë bananet. Përzieni bananen me gjysmë lëngu portokalli dhe jogurt. Kjo pije është jashtëzakonisht e pasur me kalium, ndërsa është dëshmuar që shkrin kilogramët. Këtë e mbështet edhe studimi i Harvardit, i cilit tregon lidhjen e fortë në mes jogurtit dhe shpenzimit të lartë të kalorive.

Kafja
Kafeina redukton apetitin, shpejton metabolizmin dhe çka është shumë e rëndësishme na jep energji. Do të jeni më aktiv dhe më shpejt do të humbni në peshë. Hulumtimet zbulojnë edhe një të dhënë interesante, njerëzit që para trajnimit pinë kafe janë në gjendje të ushtrojnë më gjatë dhe më shumë.

Çorba e ngrohtë
Para çdo shujte ngrohuni me një supë apo çorbë të ngrohtë. Shkencëtarët kanë dëshmuar që nëse para çdo shujte kryesore hani çorbë të ngrohtë, më lehtë digjen kaloritë të cilat pastaj merren me ushqim dhe të cilat në të kundërtën vetëm do të depozitoheshin.

Lëngu i perimeve
Perimet kanë përmbajtje të lart të fibrave, çka na bën të ngopur. Po ashtu, janë të pasura me kalium, përbërësin kryesor në kontrollimin e peshës. Rekomandimi është që të merrni lëng të perimeve me përmbajtje të ulët të natriumit, pasi që kripa e tepër mund të nxisë fryrje në stomak.

Pija me kakao

Hulumtimi i publikuar në revistën “Archives of Internal Medicine” zbulon lidhjen në mes konsumimit të herëpashershëm të çokollatës së zezë dhe indeksit të reduktuar të masës trupore.

Exit mobile version