Site icon PORTALB

Turqi, civilët përsëri në shënjestër të terroristëve të PKK-së

Diyarbakir

Diyarbakir

Në shënjestër të terroristëve të PKK-së të cilët në orët e mëngjesit kryen sulm terrorist në Diyarbakir, në juglindje të Turqisë, përsëri ishin civilët, raporton Anadolu Agency (AA).

Organizata terroriste PKK e cila mbjell vdekje në viset rurale të lindjes së largët dhe juglindje të Turqisë, gjithnjë e më shumë ndërmerr sulmet terroriste në qytete.

Pavarësisht humbjeve të mëdha që terroristët e PKK-së kanë pësuar në aksionet e forcave të sigurisë, kanë vazhduar me sulmet e përgjakshme ndaj qytetarëve në vendbanimet e dendura me civilë. I tillë ishte edhe sulmi terrorist të cilin pjesëtarët e PKK-së e kryen sot rreth orës tetë të mëngjesit në bulevardin Aydin Arslan, jo shumë larg godinës së drejtorisë së njësisë speciale policore në Diyarbakir.

Në orët e mëngjesit terroristët e PKK-së shpërthyen rreth një ton eksploziv të vendosur në autobombë. Gjatë sulmit kanë humbur jetën nëntë persona, ndërsa rreth 100 janë lënduar, ku shumica janë gra dhe fëmijë. Shpërthimi i autobombës të cilën terroristët e detonuan në njërën nga udhëkryqet më të frekuentuara në qytet hasi nxënës në rrugë duke shkuar në shkollë, qytetarë në stacion të autobusëve dhe në automjete dhe këmbësorë.

Shpërthimi i rreth një ton eksplozivi dëmtoi qindra banesa dhe hapësira afariste, ndërsa gjashtë ndërtesa plotësisht u shkatërruan. Nga shembjen e objekteve si pasojë e shpërthimit disa qytetarë mbetën nën rrënoja, ndërsa gropa në vet vendin e shpërthimit ka tërhequr vëmendje të veçantë. Të shpëtuarit nën rrënojat dhjetëra automjete të ndihmës së shpejtë i transferuan në spitalet e afërta.

Exit mobile version