Site icon PORTALB

Bamjet- fuqia e tyre kundër kancerit habit studiuesit!

Bamjet

Bamjet

Bamjet janë zarzavat i veçante i cili deri më tani është vlerësuar kryesisht për efektet pozitive në rregullimin e sheqerit në gjak. Por së fundmi, rezultatet e kërkimeve kanë zbuluar veti të jashtëzakonshme të bamjeve në luftën kundër kancerit të gjirit, prostatës dhe metastazës së melanomës, në laborator.

Lektinat që gjenden te farat e bamjeve – një lloj proteine bimore- shkatërrojnë qelizat kanceroze të gjirit deri në 72%, në provë laboratorike. Ato kane arritur të ulin me 63% masën tumorale të gjirit (in vitro).

Burrat që konsumojnë bamje shpesh, kane 40% më pak rrezik të preken nga kanceri i prostatës.

Një tjetër substance që gjendet nën lëkurën e bamjeve – pektina – ka frenuar mahnitshëm metastazën e melanomës in vitro, me 75% më pak, ndërkohë ka rritur mekanizmin e “vetëvrasjes” së qelizës në 23 fish.
Mbetet që këto studime të rezultojnë kaq entuziaste edhe në prova në njerëz.

Exit mobile version