Lëkundje të forta tërmeti janë ndjerë mëngjesin e sotëm, rreth orës 06:08 në veri të vendit.
Epiqendra e tërmetit ka qenë 12 km në verilindje të Rrëshenit dhe me thellësi 10 kilometra.
Nga të dhënat e para sizmiologjika bëhet e ditur se lëkundjet e tërmetit kanë qenë me magnitutë 4.4 ballë.
Nga observatori i Fakultetit Matematiko -Natytor në Shkup, njoftojnë se tërmeti është ndier edhe në Maqedoninë Veriore.