Site icon PORTALB

Rasti “Komandant Shqiponja”: Nga seanca e radhës dëshmi të reja nga pala mbrojtëse

Xhemail Rexhepi i njohur si Komandant Shqiponja

Ka vazhduar sot seanca për vrasjen e Xhemail Rexhepit i njohur si Komandant Shqiponja. Prokuroria Publike përmes personit të ekspertizës ka prezantuar dëshmitë për të dëmtuarin Gani Demiri, prezent në çastet kur ka ndodhur vrasja, transmeton Alsat-M.

Raporti i personit të ekspertizës, korrespondon me raportin mjekësorë që i është dhënë të dëmtuarit nga përleshja me armë. Seanca e radhës është caktuar për 25 nëntor në të cilën do të prezantohen dëshmitë e reja nga pala mbrojtëse. Xhemail Rexhepi, Komandant Shqiponja u vra në korrik të vitit të kaluar pas një zënke për marrjen e drejtimit të degës së BDI-së në Kumanovë.

Exit mobile version