Site icon PORTALB

SHBA dhe Turqia diskutojnë strategjinë për marrjen e Raqqas nga IS

Shteti Islamik

Shteti Islamik

Shtetet e Bashkuara po bisedojnë me Turqinë për marrjen eventuale të një roli në fushatën për rivënien nën kontroll të qytetit të Sirisë, Raqqa, nga grupi ekstremist Shteti Islamik, tha sekretari amerikan i mbrojtjes Ash Carter.

“Do të vazhdojmë që të bisedojmë me Turqinë për rolin e saj në një marrje eventuale të Raqqas, por ne po ecim tani me operacionin sipas planit tonë”, tha Carter në një konferencë me gazetarë më 2 nëntor, transmeton REL.

“Synojmë të shkojmë atje së shpejti me forcën që është e aftë për ta bërë këtë dhe ta rrethojmë qytetin e Raqqas… Vënja përfundimtare nën kontroll e Raqqas, ne po vazhdojmë që të bisedojmë me Turqinë për këtë dhe rolin e mundshëm për Turqinë gjatë rrugës”, tha Carter.

Turqia thotë se operacioni për Raqqan duhet të kryhet nga forcat locale dhe milicia kurde YPG nuk duhet të përfshihet.

Exit mobile version