Site icon PORTALB

AUV: Pije energjike nuk guxojnë të pinë fëmijët nën 18 vjeç

Kujdes me pijet energjike, ndryshojnë rrahjet e zemrës

Mosrespektimi i paralajmërimit që është vendosur në shënimin se pije energjike nuk guxojnë ta pinë personat nën moshën 18 vjeçare është shkak për përkeqësimin e gjendjes shëndetësore të tre minorenëve nga Shkupi.

“Shërbimet inspektuese të Agjencisë për Ushqim dhe Veterinari (AUV) gjatë ditës së djeshme kanë bërë kontroll të jashtëzakonshëm plotëlsues tek operatori me ushqim prodhues i pijeve joalkoolike, i cili në opinion është theksuar si shkak për gjoja helmim me ushqim të tre personave minorenë në lagjen Radishan”, thuhet në kumtesën e AUV.

Nga atje theksojnë se është kryer kontroll i planit NACCP, të cilin e zbaton prodhuesi, janë kontrolluar analizat laboratorike, të cilat konform planit NACCP ka detyrim t’i bëjë, me ç’rast nuk janë konstatuar mospërputhje. Pija konform rregullave valide është shënuar në mënyrë përkatëse.

Exit mobile version