Site icon PORTALB

Nafta e papërnuar mund të bie në 40 dollarë për fuçi

Naftë

Çmimi i naftës mund të bie në 40 dollarë për një fuçi nëse OPEC-u dështon të zbatojë kufizimin e prodhimtarisë, është paralajmërimi i fundit i kompanisë multinacionale amerikane për financa, Goldman Sachs, raporton Anadolu Agency (AA).

“Mungesa e përparimit në zbatimin e kuotave të prodhimit si dhe mosmarrëveshjet e shumta në mesin e prodhuesve të OPEC-ut, flasin për gjasa të vogla që marrëveshja të arrihet më 30 nëntor”, thuhet në raportin e Bankës.

Në muajin shtator OPEC-u njoftoi se gjatë një takimi joformal në Algjeri është dakorduar kufizimi i prodhimtarisë në shifrat mes 32.5 dhe 33 milion fuçi në ditë, që paraqiste përpjekjen e parë pas vitit 2014 për të stabilizuar tregun si rrjedhojë e rënies së befasishme të çmimeve të naftës.

Exit mobile version