Site icon PORTALB

Vuçiq jep urdhër të mos publikohet më asnjë informacion rreth “atentateve” të tij

Aleksandër Vuçiq

Kryeministri serb, Aleksandër Vuçiq sot ka dhënë urdhër që askush nga autoritetet që janë përgjegjëse për sigurinë e kryeministrit, duke përfshirë edhe MPB-në dhe agjencinë e inteligjencës civile dhe ushtarake, të mos bëjnë publike asnjë informacion në lidhje me ngjarjet në Jajinci dhe Beogradin e Ri.

Sipas medieve serbe, ky vendim i kryeministrit erdhi pas gjetjes së armëve në dy vende, në afërsi të shtëpisë së familjes së kryeministrit, Aleksandër Vuçiq, ndërsa thotë se deri sa të përfundon i gjithë hetimi të mos publikohet asnjë informacion, transmeton lajmi.net.

Nesër udhëheqësi i Komisionit Parlamentar për Kontrollin e Shërbimeve të Sigurimit do të informoj anëtarët e vet në lidhje më kërcënimet ndaj sigurisë së kryeministrit.

Exit mobile version