Site icon PORTALB

VMRO – DPMNE frikësohet se do të ketë lista të ngjashme me të PSP-së!

VMRO-DPMNE

VMRO-DPMNE

Gjatë hartimit të listave për deputetë, fuqishëm ndikon pasiguria në lidhje me atë se kundër cilëve persona nga VMRO – DPMNE, Prokuroria Speciale Publike (PSP) mund të ngre hetime ose akuza, thonë burimet e DW-së nga partia, transmeton Portalb.

Edhe pse partia lë përshtypje se hartimi i listave po rrjedhë pa probleme, procedurat parahetimore të PSP-së, qartë e kanë rritur nervozën te kreu i partisë.

Antonio Milloshoski, në konferencë për shtyp, pardje u ankua se “PSP po kryen trysni politike ndaj VMRO – DPMNE-së”.

“Këto ditë e kanë ndërruar stilin e punës – nga leximi i konferencave për shtyp dhe akuzave kundër anëtarëve të VMRO – DPMNE-së, tani janë gjuajtur në fazë tjetër: që të thirrin sa më shumë anëtarë të VMRO – DPMNE-së që të japin ndonjë farë deklaratash”, tha Milloshovski, duke shtuar se me atë nuk do t’i frikësojnë e as nuk do t’i demotivojnë anëtarët e VMRO – DPMNE-së.

Megjithatë, sipas burimeve partiake, mu kjo gjë ka krijuar dilema gjatë hartimit të listave të kandidatëve për deputetë, transmeton Portalb.

“Nga njëra anë, partia nuk do që emrat e kandidatëve të tyre për deputetë të gjenden edhe në “listat” e PSP-së për hetime apo akuza, Nga ana tjetër, megjithatë, mbizotëron mendimi se nëse nuk vendosen në listë disa figura ky[e të partisë, pa marrë parasysh se të njëjtën a janë të përfshira në “listat” e PSP-së, ajo do të mund “përkthehej” si pranim i drejtpërdrejt i fajit. Kështu që, sipas të gjitha gjasave, VMRO – DPMNE-ja listat me kandidatë për deputetë do t’i bëjë me kombinime të kuadrove të “vjetra” dhe të personave të ri, nga të cilët një pjesë janë të njohur në fushën e kulturës, biznesit privat dhe jetën sociale”, thonë këto burime.

Sipas tyre, për një pjesë të cilët nuk janë të njohur për opinionin, vlerësohet se kanë reputacion të lartë në profesionet e tyre dhe në vendet ku jetojnë. Por, në zgjedhjet përfundimtare pritet të ndihmojnë edhe rezultatet e më shumë anketave interne, të cilat partia në mënyrë intensive po i bën në periudhën e fundit. /Portalb

Exit mobile version