Site icon PORTALB

6 mënyra si të vendosni shallin për të qëndruar ngrohtë dhe për t’u ndjerë si yll në stilin e rrugës

Lidhja e shallit

Lidhja e shallit

Shalli është një nga aksesorët më të përdorur në stinët vjeshtë-dimër. Përveç se ju mban ngrohtë, ai ju bën të dukeni më në modë dhe i shton gjallëri veshjes suaj. Ja çfarë sygjerojnë stilistët më të mirë botëror për vendosjen e shajeve në sezonin vjeshtë-dimër 2016, njofton shendeti.com.al.

Vendosja si karvatë ose si gjerdan: do t’ju bëjë të dukeni më femërore dhe sensuale.

Në formë bluzje me rrip në mes: përveç se ju mban ngrohtë do të dukeni dhe më moderne.

Shall me printe të ndryshme: shtojini veshjes neutrale një shall me printe që bëjnë diferencën.

Shtoni pak ngjyra: një veshje të zezë, blu apo gri shtojini pak gjallëri me një shall shumëngjyrësh që ju mban ngrohtë dhe ju tregon bukur.

Shall me qime të buta: është tendenca e sezonit vjeshtë-dimër 2016, ju mban ngrohtë dhe ju bën më të veçantë.

Vendoseni rreth çantës: mos e kufizoni stilin duke e vendosur shallin vetëm në qafë, ai mund të vendoset edhe rreth çantës.

Exit mobile version