Reklamë në vend të lajmit

[Recension: “Shqiptari shet “Skopje City Mall”, ja kush është blerësi”]

Pavarësisht se është publikuar në rubrikën e biznesit, artikulli supozohet se është lajm dhe duhet të ishte trajtuar si lajm. Ka ndodhur krejtësisht e kundërta, në tekst është bërë kopjim i një teksti që vjen nga PR-i i kompanisë, me të dhëna përshkruese promovuese për firma të ndryshme dhe asnjë informim objektiv, gazetaresk mbi të.

aktuale_shitja-city-mall2
Linku deri te artikulli origjinal: “Shqiptari shet “Skopje City Mall”, ja kush është blerësi”

Data e publikimit: 24.10.2016

Data e rencensionit: 28.10.2016

Recensues: Fatlume Dervishi

Gjuha e reklamave nuk është e përshtatshme për lajme. Aty përdoren mbiemra dhe përshkrime pozitive, superlative, komente dhe fjalë lavdëruese, qëllimi i të cilave është promovimi dhe bindja për atë që ofrojnë kompanitë. Bindja në këtë rast nuk arrihet duke ofruar fakte (si në lajme), por duke ngritur në piedestal aspektet pozitive dhe duke mënjanuar apo ikur nga ato negativet. Pa thënë asgjë më shumë, është e thjeshtë të kuptohet se reklama nuk ka asgjë të përbashkët me lajmin.

Balfin Group, grupi më i madh i investimeve në Shqipëri, ka kënaqësinë të shpallë shitjen e Skopje City Mall…

… Skopje City Mall është qendra e parë moderne në Maqedoni me një koncept komplet të ri që sjell bashkë blerje, zbavitje dhe shoqëri.

Skopje City Mall zhvillohet për të qenë një pikë referimi e Shkupit modern dhe destinacioni i parë i markave botërore

… Skopje City Mall është qendra tregtare më e vizituar dhe më e suksesshme në Maqedoni.

Një njoftim i këtillë mund të bëhet nga vetë kompanitë, blerësi ose shitësi, ose nga qendra tregtare. Ajo është punë e zyrave të tyre të PR-it dhe një e ngjashme është publikuar nga vetë Skopje City Mall. Gazetari ka për detyre filtrimin e këtyre të dhënave, zhveshjen e tyre nga fjalët reklamuese, komentet dhe përshkrimet tjera dhe transformimin në një tekst, me rol të vetëm – informimin.

Gazetarët duhet të jenë jashtëzakonisht të kujdesshëm kur përpilojnë lajme për disa ndërmarrje, prodhime ose veprimtari shërbyese dhe kur përdorin kumtesa për opinion dhe material tjetër të PR shërbimet të këtyre burimeve ose nga agjencitë e marketingut që kujdesen për këto ndërmarrje dhe nuk guxojnë të harrojnë se qëlllimi kryesor i këtyre materialeve është që të sigurojnë publicitet pozitiv falas, e jo informacion të saktë, të pavarur dhe objektiv. – shkruan në Kodin Etik.

Në rastin konkret, mund të njoftohej për shitblerjen e qendrës tregtare pa tone reklamuese, kush është shitësi dhe kush është blerësi, sa fitim (me shifra) ka shënuar kjo kompani vitet e fundit dhe sa është vizituar (me numër vizitorësh). Pjesa tjetër është jashtë etikës së profesionit.


Ky recension është përgatitur në kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button