Autoritetet suedeze edhe zyrtarisht e shpallën të vdekur heroin e Luftës së Dytë Botërore, Raul Valenberg.
Valenberg, diplomat suedez, i cili para 71 vjetëve u zhduk në Hungari, gjatë luftës ka ndihmuar rreth 20.000 hebraikëve që të ikin nga Holokausti.
Besohet se ka vdekur në robëri në Bashkimin Sovjetik nën rrethana të pasqaruara.
Shërbimi suedez, i cili regjistron raste të lindjes dhe vdekjes, konfirmoi se Valenberg edhe zyrtarisht është shpallur i vdekur.