Site icon PORTALB

MPJ dënon arrestimet e fundit të shtetasve të Kosovës

Prishtina

Prishtina

Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës njofton se është informuar edhe për arrestimin e një shtetasi tjetër të Kosovës, Hilmi Kelmendi, i cili aluzohet për krime lufte nga autoritetet serbe, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një njoftim zyrtar nga MPJ thuhet se, “Pas ndalimit të nënkolonelit të Policisë së Kosovës, Nehat Thaçi javë më parë dhe akuzave politike ndaj tij, arrestimi i radhës është i papranueshëm dhe i rrezikon shumë proceset e arritura gjatë periudhës së dialogut për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë”.

MPJ bën të ditur se do të vazhdojë ta përcjellë këtë situatë të re të krijuar, siç theksoher “absurde me Serbinë”, duke e ngritur këtë çështje në nivelet më të larta, përfshirë edhe duke bashkëpunuar me SHBA-të dhe BE-në.

“Misioni ynë diplomatik në Beograd, ashtu sikurse edhe institucionet e Kosovës janë duke koordinuar në vazhdimësi hapat për t’u siguruar mbrojtje të nevojshme ligjore dhe njerëzore shtetasve të Kosovës të arrestuar së fundi”, thuhet në njoftim.

MPJ gjithashtu u bën thirrje të gjithë shtetasve të Kosovës të cilët për çfarëdo arsye e zgjedhin Serbinë si vend transit gjatë muajve të ardhshëm, ta shmangin atë maksimalisht. MPJ njëkohësisht, kërkon nga shtetet e tjera në rajon dhe BE, që të mos i marrë parasysh fletarrestimet e Serbisë për qytetarët e Kosovës.

Exit mobile version